BUENOS AIRES- Bolivia kërkon rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

BUENOS AIRES, 29 nëntor /ATSH-DPA/- Qeveria e përkohshme e Bolivisë ka kërkuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin të cilat u ndërprenë rreth dhjetë vite më parë.

“Një rivendosje e marrëdhënieve normale do të ketë efekte pozitive për të dy vendet”, deklaroi ministrja e Jashtme e përkohshme e Bolivisë, Karen Longaric për të përditshmen spanjolle “La Razon”.

Në vitin 2009, ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales ndërpreu lidhjet me Izraelin për shkak të operacionit ushtarak të vendit në Rripin e Gazës.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz deklaroi se ai e kishte mirëpritur këtë vendim.

“Kjo do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të jashtme të shtetit të Izraelit dhe të reputacionit të tij në botë”, deklaroi Katz në media sociale.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.