Ballina Bota

BRUKSEL- Tusk dhe Juncker përfundojnë mandatet

BRUKSEL, 29 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti në ikje i Këshillit Europian Donald Tusk i ka dorëzuar sot detyrën pasardhësit të tij Charles Michel, si pjesë e ndryshimeve të lidershipit të Bashkimit Europian pas zgjedhjeve të unionit në maj.

“Europa është vendi më i mirë në botë, të paktën për sa kohë do të mbetet kontinenti i lirisë dhe sundimit të ligjit … i banuar nga një komunitet i vetëdijshëm për historinë dhe kulturën e tij”, deklaroi Tusk.

“Jam i sigurt që ju, i dashur Charles, do të përdorni të gjitha talentet dhe virtytet tuaja për të ruajtur unitetin tonë”, shtoi Tusk.

Michel, i cili kohët e fundit dha dorëheqjen si kryeministër i Belgjikës, deklaroi se, “do të ketë një qasje me sens të përbashkët për zgjidhjen e problemeve që lidhen me inovacionin dhe efikasitetin”.

Ai deklaroi se ekonomia e gjelbër do të promovohej me përparësi, ndërsa theksoi se Europa duhet të ofrojë më shumë siguri në skenën botërore.

Sot në mbrëmje, presidenti në ikje i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të dale në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Ursula von der Leyen, ish-ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, do të drejtojë zyrtarisht ekipin e ri të komisionit, ku Michel do të marrë zyrtarisht detyrën e Tusk.//a.i/

//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSarandë/ Akomodohen 3 familjet e para të dëmtuara nga tërmeti, ofrohen 15 hotele
Artikulli tjetërKROACI – Plenkoviç: Një milion kuna ndihma për Shqipërinë