Zyra e Komisionerit, ndihmë për përballimin e pasojave të tërmetit

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/- Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u gjendet pranë personave të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Dy grupe vullnetarësh të Zyrës së Komisionerit dërguan ditën e djeshme një sasi ndihmash në pikat e grumbullimit në Durrës dhe në Thumanë.

Edhe në ditët në vijim, punonjësit e Zyrës së Komisionerit do të vazhdojnë të kontribuojnë me iniciativa të tjera në mbështetje të familjeve dhe për rimëkëmbjen e zonave të dëmtuara.

 

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.