Ballina Bota

RUMANI – Iohannis mer mandatin e dytë presidencial

BUKURESHT, 25 nëntor /ATSH-ANSA/ – Konservatori pro europian Klaus Iohannis, ka fituar zgjedhjet presidenciale, duke marrë një mandat të dytë radhazi pesëvjeçar, pas fitores së vitit 2014.

Sipas rezultateve, Iohannis arriti të marrë mes 65% dhe 67% të votave, praktikisht dyfishin e ish-kryeministres social-demokrate, Viorica Dancila, me 33%-35%.

“Sot fitoi Rumania, Rumania moderne, europiane”, deklaroi presidenti pas publikimit të rezultateve të para.

“Rumunët kanë qenë heronjtë e këtyre ditëve, ata kanë shkuar të shumtë për të votuar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme,” shtoi Iohannis, sipas të cilit fitorja e tij ishte ”një humbje neto për socialdemokratët”./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElbasani qyteti i parë që shpalli pavarësinë, Balla: Akt historik që i parapriu 28 nëntorit
Artikulli tjetërJAPONI – Papa Françesku: Pranoni migrantët që vijnë nga vuajtjet e mëdha