JERUZALEM, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Drejtori i organizatës “Human Rights Watch” për Izraelin dhe Territoret Palestineze, Omar Shakir, do të bëhet sot personi i parë që do të dëbohet nga territori izraelit në kuadër të masave të kundërshtuara ndaj një fushate për bojkotimin e shtetit hebre.
Që prej vitit 2017, Izraeli ndalon hyrjen në territorin për të huajt e akuzuar për të mbështetur fushatën BDS (Bojkot – Jo investime – Sanksione) kundër vendit.
Por, sipas Ministrisë së Çështjeve Strategjike Izraelite, Shakir, qytetar amerikan, është i pari që do të dëbohet në kuadër të kësaj mase.
Izraeli refuzoi të rinovonte vizën e tij në fund të vitit 2018 duke e akuzuar se po mbështet BDS, gjë që Omar Shakir e hedh poshtë./ /ec/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












