Ballina Flash

Hapet “Zyra e Karrierës” pranë AKUM në Lalëz

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Është hapur në Lalëz zyra e Karrierës pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) e cila do të shërbejë si urë lidhëse për punësimin e studentëve në sektorin e ujit.

Gjatë një vizite në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura Lalëz, Drejtori i Përgjithshëm i AKUM, Alqi Bllako ishte bashkë me studentët e ciklit Master, Inxhinieri Hidro, Inxhinieri Mjedisi për Trajtimin e Ujërave, ku u shpreh besimplotë se brezi i ri do të mundësojë transformimin rrënjësor dhe modernizimin e këtij sektori.

“Vetëm gjatë vitit 2019-2020 ne kemi hapur shumë kantiere në të gjitha qytetet e Shqipërisë, kështu që nevoja për punësim është e madhe. Edhe për ju që jeni në prag të diplomimit do bëjmë të njëjtën gjë, ne duam të realizojmë dhe punësimin tuaj përfundimtar. Keni zgjedhur degë të vështirë, por të bukur”, – u shpreh Bllako. /r.e/

https://www.facebook.com/AKUMalb/videos/761340340959149/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë ardhurat për frymë nga viti 2013 deri në 2019 u rritën me 20%
Artikulli tjetërRritja ekonomike u katërfishua nga viti 2013 në 2018-ën