Rritja ekonomike u katërfishua nga viti 2013 në 2018-ën

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Ekonomia shqiptare ka një rritje 4-fishe në 2018, krahasuar me  2013.

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës special kundër “KÇK”, tha se rritja ekonomike në vitin 2013 ishte 1%, ndërsa në 2018 ekonomia shqiptare shënoi një rritje prej 4.2%.

Ekonomike e Shqipёrisё ka ndjekur njё trajektore rritёse tё qëndrueshme qё prej vitit 2013, duke e tejkaluar mesataren e rajonit nё tre vitet e fundit.

Kjo rritje ekonomike u përkthye në më shumë punësim, uljen e mëtejshme të shkallës së papunësisë, si dhe siguroi një nivel më të lartë të investimeve publike.

/a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.