Ballina Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit në Vlorë, Kleanth Zekën

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Apelit në Vlorë, Kleanth Zekën.

Prokurori i Apelit të Vlorës, Kleanth Zeka u përball të mërkurën më 20 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Trupa gjyqësore që kreu procesin e rivlerësimit për prokurorin Zeka përbëhej nga Etleda Çiftja, kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Roland Ilia anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Kleanth Zeka e ka nisur karrierën si oficer i policisë gjyqësore dhe më pas është emëruar si prokuror në Vlorë. Në qershor 2014 ai është promovuar në detyrë si prokuror i Apelit të Vlorës, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë/ Promovohet antologjia që zbulon të përbashkëtat mes Shqipërisë dhe Austrisë
Artikulli tjetërPlani kundër informalitetit/ Kontroll në 490 subjekte, 109 gjenden me shkelje