Ballina Flash

Prej 40 vitesh vaksinon të porsalindurit në maternitetin “Koço Gliozheni”

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Prej 40 vitesh Mediha Balla është vaksinatore e të porsalindurve në maternitetin “Koço Gliozheni”. Duke publikuar foton e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thekson përkushtimin e saj.

“E palodhur, me sakrificë e përkushtim i shërben të porsalindurve në repartin e neonatologjisë”, tha Manastirliu.

Duke u shprehur krenare për mamitë e materniteteve në Tiranë dhe në gjithë vendin, Manastirliu kujton se kjo është java e kujdesit për fëmijët prematurë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Irani po përpiqet të fshehë tragjedinë
Artikulli tjetërKurti: Mund të bëjmë hapa të integrimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, pa rënë në kundërshtim me BE-në