AUSTRI – AIEA: Rezervat iraniane të ujit të rëndë përtej kufirit të lejuar

VJENË, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Rezervat iraniane të ujit të rëndë (2H2O), që mund të përdoret për prodhimin e plutoniumit, i cili përdoret në armët atomike, kanë kaluar kufirin e vendosur nga Marrëveshja Ndërkombëtare për Programin Bërthamor të Teheranit, bëri të ditur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (AIEA).

Gjatë kontrollit të bërë nga kjo agjenci, rezervat e ujit të rëndë të Iranit treguan një vlerë prej 131,5 tonësh, në një kohë kur vlera e lejuar është 130 tonë.

Kjo është hera e parë që AIEA vë re një tejkalim të kësaj vlere që prej muajit maj, kur Teherani njoftoi shkëputjen e tij progresive nga marrëveshja./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.