Ballina Flash

Mahnit Briken Calja, fiton tri medalje argjendi

TIRANË, 16 nëntor /ATSH-Arbi Fortuzi/ Peshëngritësi shqiptar Briken Calja fitoi tri medalje argjendi në “International Naim Suleymanoglu Tournament”, turne kualifikues për në Lojërat Olimpike, Tokyo 2020. Çka do të thotë se me këtë sukses, Calja kalon direkt në aktivitetin që mbahet në Japoni vitin e ardhshëm.

Turneu i ardhshëm për Caljen është Europiani, në të cilin synon sërish zonën e medaljeve. Peshëngritësi nga Shtërmeni, gjatë këtij viti, ka fituar 10 medalje, përkatësisht, 1 medalje ari dhe 2 argjendi në Europianin e zhvilluar në Gjeorgji, 1 bronzi në Botërorin e Tajlandës dhe 1 medalje argjendi e 2 bronzi në “Mediterranean Cup”. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKROACI – Alarm i kuq për motin e keq
Artikulli tjetërFUTBOLL – Erdogan: Kombëtarja e Shqipërisë nuk është një rival i zakonshëm