Telemjekësia, lehtësi për të sëmurët me diabet

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Të sëmurët me Diabet, konsultat në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mund t’i bëjnë pa pasur nevojë të vijnë në Tiranë.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se konsultat mund të realizohen nëpërmjet telemjekësisë mes QSUT-së dhe spitaleve rajonale ku pacienti merr shërbimin dhe përfiton trajtimin me rimbursim.

Sipas FSDKSH, në këtë mënyrë lehtësohen procedurat dhe pacientët marrin
shërbim cilësor dhe me standarde afër vendbanimit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.