TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ “Shqipëria po bën hapa para me implementimin e regjimit ’41 bis’
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncnan Norman duke folur gjatë një takimi të mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë, theksoi se, “lufta kundër krimit të organizuar është mjaft e rëndësishme. Ne në Ambasadën britanike jemi krenarë që mbështesim rritjen e sigurisë në burgjet e Shqipërisë”.
“Puna që po bëjmë ne me këto burgje është një punë që do të japë rezultate për të bllokuar komunikimet mes kriminelëve të rrezikshëm dhe botës jashtë”, tha ai.
“Lufta kundër krimit është në qendër të punës së Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Burgjet kanë kriminelë të një niveli të lartë. Ne e dimë që disa nga këta kriminelë kanë drejtuar grupet kriminale nga brenda dyerve të burgjeve. Prandaj ne vijojmë luftën, pasi lufta kundër krimit të organizuar duhet të bëhet jo vetëm në rrugët e Shqipërisë apo Britanisë, por edhe në burgje për të mundësuar një luftë sa më të plotë”, deklaroi Norman.
/gj.mima/























