TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) përfundoi sot aksionin tek “Astir”, ku u prishën 33 objekte.
Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se vetëm pak momente më parë, mjetet e IKMT-së kanë prishur edhe objektin e 33-të në zonën e “Astirit”.
Nga operacioni që filloi mëngjesin e sotëm, u prishën 15 objekte njëkatëshe, 11 objekte 2-katëshe, 6 objekte 3-katëshe dhe 1 objekt katërkatësh.
Banorët, ndërtesat e të cilëve u prishen tek zona e Astirit, ku vijojnë punimet për Unazën e Madhe të Tiranës, janë kompensuar sipas ligjit për pronën e tyre që preket nga projekti.
/m.m/r.e/























