Ballina Bota

SHËNDETËSI – Zbulohet aleati i rritjes së flokëve

NJU JORK, 10 nëntor /ATSH-ANSA/ – Sistemi limfatik ndihmon në rigjenerimin e flokëve dhe është i aftë të stimulojë qelizat burimore që rrethojnë folikulat e flokëve, ndërsa i largojnë toksinat dhe lëngjet e tepërta larg indeve, është studimi i publikuar në revistën ”Science” nga grupi i Universitetit amerikan Rockefeller.

Autorët e studimit kanë zbuluar se qelizat burimore mund të stimulojnë rigjenerimin e flokëve si dhe të lëkurës duke vepruar te qelizat e tjera burimore.

Studiuesit kanë rikonstruktuar shkëmbimin e mesazheve molekulare që këto qeliza përdorin për të komunikuar falë sistemit limfatik.

Në fakt, studimi zbuloi se qelizat burimore të folikulave kontrollojnë sjelljen e kapilarëve limfatikë duke çliruar molekula që veprojnë si çelësat për të ndezur ose fikur kullimin e lëngjeve nga sistemi limfatik.

“Ky është një rezultat që do të lejojë identifikimin e  objektivave të reja terapeutike kundër humbjes së flokëve dhe riparimin e plagëve”, theksuan autorët./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSamiti i Ohrit, Basha: Parakusht për lëvizjen e lirë, sundimi i ligjit
Artikulli tjetërSipërmarrja italiane me administrator shqiptar, eksporte drejt Italisë