Ballina Ekonomi

Rritet sasia e mineraleve të eksportuara

TIRANE, 9 nëntor/ATSH/- Në periudhën janar-shtator u eksportuan më shumë minerale drejt tregjeve të huaja, por në buxhetin e shtetit u mblodhën më pak të ardhura për shkak të rënies së çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare.

Sipas të dhënave nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga renta për  mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie në masën 88 milionë lekë për shkak të rënies së çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare me 20%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa në sasi janë eksportuar 40 milionë lekë më tepër minerale gjatë kësaj periudhe krahasuar me 9 mujorin e 2019-s.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLobimi rus/ Bushati: Keqardhje që në një nga këto rrjeta ka ngelur lideri i opozitës
Artikulli tjetërKorçë/ 30 fotografë nga vende të ndryshme të Ballkanit në Ditët e Fotografisë “Gjon Mili”