Ballina Flash

Makinat retro, një ndërthurje e bukur e traditës, bashkëkohores dhe të vjetrës

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – Makinat retro një ndërthurje e bukur e traditës, bashkëkohores dhe të vjetrës, u ekspozuan për publikun kryeqytetas në Pallatin e Brigadave dhe më pas në sheshin “Skënderbej”.

Aktiviteti “N’GAZ në ditët e para mblodhi këto mjete për të festuar 20-vjetorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në vitin e rimëkëmbjes dhe kthesës drejt modernizimit radikal të shërbimeve të transportit rrugor.

Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesi me pamje nga ky event ku makinat retro ishin ekspozuar në Pallatin e Brigadave.

“Mirëmëngjes dhe me këto momente të përzgjedhura nga eventet e “N’GAZ”, 20 vjetori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Rama.

Festa e 20-vjetorit të DPSHTRR u zhvillua në kuadër të 105-vjetorit të automotorizimit shqiptar si dhe themelimi i Regjistrit Zyrtar të parë të Mjeteve Historike.

N’GAZ mblodhi së bashku qindra kolegë të administratës së DPSHTRR-së dhe MIE-s, koleksionistë shqiptarë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë kufijve, pasionantë të historisë dhe artit e kulturës.

Mjete historike, instalacion arkivash, dokumente e artefakte shekullore të automotorizimit në Shqipëri, muzikë Swing & Jazz, biseda të ngrohta e foto të bukura mes miqsh, shoqëruan mbrëmjen e 1 nëntorit në Pallatin e Brigadave. /a.a/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Indipendentizmi katalanas një Kalë Troje në Madrid
Artikulli tjetërManastirliu: 30 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes