Ballina Bota

BM – FB task forcë edhe për zgjedhjet britanike

LONDËR, 8 nëntor /ATSH-ANSA/ – Transparencë më e madhe në atë që përdoruesit shohin në internet, më shumë mbrojtje për të luftuar ndërhyrjet e huaja dhe krijimi i një task force për të siguruar integritetin e zgjedhjeve në platformë, janë masat që kompania Facebook është duke marrë për zgjedhjet e 12 dhjetorit në Britaninë e Madhe.

Task-grupi bashkon punonjës nga Britania e Madhe, Europa dhe SHBA të cilët janë duke punuar së bashku në tema të tilla si kërcënimet, të dhënat, informacionet dhe çështjet ligjore.

Grupi i punës do të përfshijë gjithashtu përfaqësues nga kompanitë WhatsApp dhe Instagram.

“Ndërsa i afrohemi zgjedhjeve, këta njerëz do të jenë të bashkuar në një hapësirë ​​fizike, atë që ne e quajmë qendra jonë e operacioneve”, thekson Facebook duke shtuar se grupi i punës është një nivel shtesë i sigurisë./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump në kërkim të votave të elektoratit afro-amerikan
Artikulli tjetërFOKUS – Bombat artizanale, arma e re që po trondit suedezët