TIRANË, 5 nëntor/ATSH-ANSA/ Superkupa e Italisë rikthehet të luhet në Arabinë Saudite, dhe këtë herë stadiumi do të jetë i hapur për femrat në të gjithë sektorët.
Sfida midis fituesit të kampionatit “Juventusit” dhe fituesit të Kupës së Italisë, “Lacios”, do të luhet në Riad më 22 dhjetor, në 17:45 me orën tonë. Në krahasim me edicionin 2018, në Jeddah, ky organizim shënon një hap përpara në frontin e të drejtave dhe barazisë gjinore. Organizatorët kanë kërkuar dhe ja kanë dalë që publiku femëror të ketë akses në të gjithë sektorët, dhe jo vetëm për disa vende të përzgjedhura.













