Ballina Bota

KINË – Pekini drejt krijimit të kriptovalutës shtetërore

PEKIN, 11 nëntor /ATSH-ANSA/- Kina po bën përpjekje maksimale për zhvillimin e kriptovalutës së parë shtetërore.

Përpjekjet janë shumëfishuar edhe nga inkurajimi i presidentit Xi Jinping për të mbështetur zhvillimin e kësaj monedhe.

‘’Kina duhet të shfrytëzojë mundësinë e adaptimit e teknologjisë’’, theksoi Xi.

Ai nuk i përmendi hapur idetë, por ishte e mjaftueshme për të rritur ndjeshëm vlerat e Bitcoins, kriptovalutës par excellence, gjatë fundjavës së kaluar, që arriti mbi 10 000 dollarë./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shqipëria punon tokën”, promovim prodhimit vendas
Artikulli tjetërReshjet, ARRSH: Akset rrugore janë të kalueshme