Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë 2 nëntor 2019

TIRANE, 2 nëntor /ATSH/ -Moti sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik ushtarak bën me dije se mot i vranët do të jetë në të gjithë territorin. Në Veriperëndim dhe Jugperëndim do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në pjesën tjetër të vendit reshje shiu të izoluara në formë pikash apo vese shiu.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 5-30m/s. Erë intensive me rrahje dhe tufan përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit. Valëzimi në dete i forcës 6-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/17 Re shi
Kukës 8/16 Re
Lezhë 12/22 Re
Dibër 6/13 Re
Durrës 12/24 Re
Tiranë 12/24 Re
Elbasan 11/25 Re
Berat 8/25 Re
Vlorë 12/24 Re shi
Korçë 6/16 Re
Gjirokastër 9/20 Re
Sarandë 14/22 Re

 

/e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Drejtoria e Transportit Rrugor është shndërruar në model, 167 mijë shërbime në tetë muaj
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/11/2019