“Juventus” grumbullon Pjaniç për derbin ndaj “Torinos”

TIRANË, 2 nëntor /ATSH- Arbi Fortuzi/- Miralem Pjaniç është rikuperuar nga dëmtimi dhe trajneri Mauricio Sarri e ka grumbulluar për sfidën e mbrëmjes së sotme ndaj “Torinos”, në një derbi që pritet të jetë tejet i dyluftuar.

Dëmtimi i pësuar në sfidën e Leçes, javën e shkuar duket se është rikuperuar dhe futbollisti boshnjak do të jetë në “Allianz Stadium” mbrëmjen e sotme. Sipas “Tuttosport”, futbollisti me shumë mundësi do ta nis nga stoli ndeshjen, duke konsideruar faktin se bardhezinjtë në mesjavë do ndeshen dhe me Lokomotivën e Moskës në Rusi, në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe më pas me “Milanin”. Një javë tejet intensive, çka kuptohet se Sarri mund ta lërë pushim për një pjesë të mirë organizatorin e mesfushës bardhezi.

Bentacur është gati ta zëvendësoj, me Khedirën ose Emre Ccan në mbështetje, sëbashku me Matuidi-n, të pazëvendësueshëm. Gjithashtu nga minuta e parë pritet dhe De Ligt, futbollisti holandezë pasi pushoj në mesjavë është gati të marrë vendin e tij pranë Bonuçit në qendrën e mbrojtjes. Anësor Alex Sandro nga e majta dhe një balotazh mes Cuadrados dhe Danillos nga e djathta. Pritet kthimi nga minuta e parë e Higuain në sulm, që do shoqërohet nga njëri mes Ronaldos e Dybalas në krah. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.