Ballina Flash

Foto/ Rëndësia e kursimit të ujit, fëmijët pjesë e programit edukues

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Për trembëdhjetin vit radhazi, fëmijët janë bërë pjesë e programit mbi edukimin e tyre për rëndësinë e kursimit të ujit, aktivitet ky i zhvilluar në qendrën rinore në kryeqytet.

“Të kursejmë ujin dhe të ruajmë burimet tona ujore” është motoja kryesore e programit “Miqtë e Ujit” të zhvilluar nga Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, tashmë për të 13-in vit radhazi.

Krahas programit edukues mbi rëndësinë e kursimit të ujit, u ekspozuan 100 vizatime të fëmijëve të grumbulluara nga të gjithë qytetet e Shqipërisë. Këto vizatime u vlerësuan nga shoqata nëpërmjet një Komiteti Profesionist ku u përzgjodhën 12 vizatimet më të mira.

Shmangia e shpërdorimit të ujit është një nga përparësitë kryesore në mbrojtjen e mjedisit nëpër botë dhe veçanërisht në ato vende që kanë mungesë uji të pijshëm dhe të tjera që kanë periudha të përvitshme thatësirash që prekin ndjeshëm prodhimin bujqësor. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbrojtja nga diskriminimi, Shqipëria hapa para për personat me aftësi të kufizuara
Artikulli tjetërAksion në Krastë, Klosi: Operacioni i madh i pastrimit nga nëntori deri në fillim të sezonit të ardhshëm