SAN FRANCISKO, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – Të paktën katër persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur dje gjatë të shtënave me armë në një festë Halloween-i, sipas autoriteteve dhe shtypit vendas.
Të shtënat ndodhën në një shtëpi të marrë me qira, në Orinda, 30 kilometra larg San Franciskos.
Vetëm pak ditë më parë, në jug të Los Anxhelesit u vranë tre persona dhe u plagosën nëntë të tjerë po gjatë një feste Halloween-i./ /ervo/ a.jor.












