Ballina Bota

GJERMANI – Lagarde merr zyrtarisht drejtimin e BQE

FRANKFURT, 1 nëntor /ATSH-AFP/- Christine Lagarde mori sot zyrtarisht presidencën e Bankës Qendrore Europiane, njoftoi institucioni monetar.

Ajo u emërua nga Këshilli Europian i 18 tetorit 2019, për një mandat tetëvjeçar.

Lagarde është e para grua që merr presidencën, që prej fillimit të insitucionit.

Njihet për një rritje profesionale të ndikuar nga krizat e përjetuara në krye të Ministrisë franceze të Ekonomisë (2007-2011), pastaj të Fondit Monetar Ndërkombëtar (2011-2019).

Rishtare në politikën monetare, ajo merr kryesimin e BQE-së në një kohë kur kjo e fundit ka nisur një program të ri të diskutueshëm të blerjeve në treg, miratuar në shtator nga një bord qeveritarësh të ndarë mbi këtë çeshtje./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/11/2019
Artikulli tjetër​Palmer, sot në Kosovë