PRISHTINE, 31 tetor /ATSH/ -Fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të vazhdojnë të mbesin të qëndrueshme edhe për ditët vijuese.
Në këtë situatë meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 8-10°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s./KosovaPress/























