TIRANE, 29 tetor /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta e mesatare.
Në mbrëmje në pjesën veriore do të ketë shtim të vranësirave.
Mjegull e mjegullinë do të ketë në mëngjes dhe në mbrëmje përgjatë luginave dhe në bregdet.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-5m/s, në bregdet deri 8m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/22 | diell re |
| Kukës | 5/17 | diell re |
| Lezhë | 5/22 | diell pak re |
| Dibër | 5/20 | diell re |
| Durrës | 11/22 | diell pak re |
| Tiranë | 10/24 | diell pak re |
| Elbasan | 10/24 | diell pak re |
| Berat | 4/24 | diell pak re |
| Vlorë | 10/22 | diell pak re |
| Korçë | 5/20 | diell pak re |
| Gjirokastër | 1/22 | diell pak re |
| Sarandë | 12/23 | diell pak re |
/e.malaj/ /a.g/












