Ballina Bota

BUENOS AIRES – Argjentina ashpërson kontrollin e tregut valutor

BUENOS AIRES, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Qeveria argjentinase e Mauricio Macri ashpërsoi sot kontrollin e tregut valutor në fuqi që prej shtatorit për të ruajtur rezervat monetare të vendit, pas fitores në zgjedhjet presidenciale të peronistit të qendrës së majtë, Alberto Fernandez.

“Javën e kaluar, ne kemi konstatuar një kërkesë të fortë për dollarin. Përballë rrezikut që kjo përbën, ne kemi vendosur të riforcojmë kontrollet”, theksoi ai.

“Duke nisur nga sot, ne kemi reduktuar shumën maksimale që individë të caktuar mund të blejnë me 200 dollarë në muaj për qëllime kursimi”, njoftoi presidenti i Bankës Qendrore, Guido Sandleris.

Alberto Fernandez fitoi sot zgjedhjet presidenciale që prej turit të parë duke kryesuar nga presidentit liberal në ikje, Mauricio Macri.

Alberto Fernandez mori 48,1 % të votave nga 40,3 % për Mauricio Macri, sipas rezultateve pothuajse përfundimtare./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDy vite strategji “Clean and Green 2020”/ Klosi: Nisma të shumta pro mjedisit
Artikulli tjetërProdhimi bujqësor po orientohet drejt tregut/ Kryesojnë perimet, frutat, blegtoria