Ballina Bota

BM – Johnson: Lufta kundër ISIS nuk ka mbaruar ende

LONDËR, 28 tetor /ATSH-ANSA/ – Lufta kundër ISIS nuk është mbyllur ende, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson në Twitter duke komentuar vdekjen e udhëheqësit të Shtetit Islamik, Ebu Bekrit al Bagdadi.

“Vdekja e Bagdadi është një moment i rëndësishëm luftën kundër terrorizmit, por beteja kundër së keqes së ISIS-it nuk ka mbaruar ende’’, shkroi kryeministri.

‘’Ne do të punojmë me partnerët tanë të koalicionit për t’i dhënë fund veprimtaritë vrastare dhe barbare të ISIS-it një herë e përgjithmonë”, theksoi ai.

‘’Drejtuesit e grupit të Shtetit Islamik kanë shtrembëruar Islamin për të përgatitur mijëra njerëz në kauzën e tyre të mbrapshtë. Unë mirëpres veprimin që ishte ndërmarrë. Botës nuk do të humbasë asgjë prej vdekjes së Bagdadit”, theksoi Ben Wallace, ministri i  Mbrojtjes./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBallkani Perëndimor, pasqyra e suksesit më rrezatues të politikës së jashtme amerikane
Artikulli tjetërRUSI – Vdes ish-disidenti i njohur sovjetik, Vladimir Bukovski