UASHINGTON, 27 tetor /ATSH-ANSA/ – Kompania Google njofton se do të përmirësojë sigurinë e teknologjisë së saj të njohjes së fytyrës për të hapur smartfonët e rinj, Pixel4.
Sistemi biometrik në përdorim, në fakt, aktualisht zhbllokon telefonin edhe nëse pronari i ka sytë të mbyllur.
Në një deklaratë, një zëdhënës i Google shpjegoi se kompania “po punon për një opsion që kërkon që përdoruesi të ketë hapur sytë e tij hër të hapur smartfonin”.
”Përditësimet e reja do të vijnë muajt e ardhshëm, por ndërkohë, nëse poseduesit e Pixel4 janë të shqetësuar se dikush mund të marrë telefonin e tyre dhe të përpiqet ta zhbllokojë atë, ndërsa sytë e tyre janë të mbyllur, ata mund të aktivizojnë një mundësi sigurie që kërkon një fjalëkalim tjetër për zhbllokimin”, deklaroi kompania./ /os/ a.jor.























