TIRANË, 26 tetor /ATSH/ – Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj ka vijuar turin e vizitave të tij në kuadër të bashkëbisedimit me nxënës e maturantë të shkollave në rang vendi.
Lleshaj i konsideron këto orë bashkëbisedimi si me shumë vlerë teka këtë herë ndalesa e tij e rradhës ishte në shkollën e mesme profesionale “Kolin Gjoka”, në qytetin e Lezhës.
Në këtë takim, duke folur për çështjen e sigurisë publike, Lleshaj thotë se kjo kërkon së pari angazhim të pakursyer të kujtdo.
“Policia mbetet vetëm një nga aktorët për të rritur sigurinë. Me një Polici në numër të vogël, siç ka Shqipëria sot, nuk do të ketë asnjëherë siguri të plotë nëse nuk bëjmë çdokush pjesën që na takon, duke eleminuar rrezikun pa mbërritur tek ne”, – thotë Lleshaj.
Ministri theksoi para nxënësve në Lezhë se “Mbetemi tërësisht të angazhuar për nevojën e zgjerimit të rrugëve të bashkëpunimit përmes përfshirjes së një pjese të tyre në të ardhmen, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në Policinë e Shteti”. /a.g/












