Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Amazon zbret në fushë kundër deepfake

UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-ANSA/ – Gjiganti Amazon zbret në fushë kundër deepfake, (videot dhe audio të falsifikuara) falë inteligjencës artificiale si dhe kundër lajmeve të rreme.

Kompania e Jeff Bezos iu bashkua kompanive Facebook dhe Microsoft në projektin Deepfake Detection Challenge, si partner teknik, ashtu edhe si anëtar i komitetit ndaj këtij fenomeni.

Amazon do të ofrojë udhëzime, mbështetje teknike dhe fonde për ekspertët e makinerive, të cilat merren me kundërvënien e fenomenit të videove të falsifikuara.

Projekti DeepFake Detection u krijua në shtator nga Facebook në bashkëpunim me Microsoft dhe institucionet akademike si MIT dhe Universiteti i Oksfordit.

Partnerët e iniciativës kanë premtuar 10 milionë dollarë dhe kanë vënë në dispozicion një seri të të dhënave dhe videove për të ndihmuar njerëzit ndaj falsifikimeve në rrjet./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjonaj: Fytyra e re që po merr sot drejtësia shqiptare, sipas modeleve më të mira ndërkombëtare
Artikulli tjetër​KQZ-ja merr vendim që të rinumërohen edhe 3 vendvotime