Ballina Bota

SHBA – FB hap rubrikën kushtuar lajmeve

NJU JORK, 25 tetor /ATSH-AA/ – Kompania Facebook prezanton në SHBA një pjesë të re të rrjetit të saj social kushtuar lajmeve.

”Quhet ‘news’ dhe tani për tani”, shpjegon Facebook, ”ajo është duke u testuar në një grup përdoruesish, për të cilët do të sigurojë lajme kombëtare dhe lokale në disa zona metropolitane si Nju Jork dhe Los Anxheles.

Një ekip gazetarësh do të zgjedhin lajmet kryesore e ditës.

Facebook ka muaj që po punon në këtë projekt.

Risia vjen pikërisht në një fazë në të cilën shoqëria po lufton me përhapjen e lajmeve të rreme./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi, bashkëpunim me UNFPA për të drejtat e njeriut
Artikulli tjetërBasha: Reformë zgjedhore që garanton lirinë e votës, dialog jashtë dyerve të parlamentit