Ballina Ekonomi

Rivihet në punë kaldaja e Amonicës

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Prej disa kohësh jashtë funksionit, kaldaja e Amonicës tashmë punon me kapacitet të plotë duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e trajtimit të naftës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se investimet po vijojnë edhe në qendrat e tjera të punës duke u fokusuar tek përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe performanca e shoqërisë.

Fusha e naftës në Amonicë është një fushë naftëmbajtëse që u zbulua në 1980 dhe është një nga fushat bregdetare më të mëdha të pasura në naftë. Ajo filloi prodhimin në vitin 1981. Rezervat e provuara e saj janë rreth 20 milionë fuçi (3,2 × 106 m3).

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Vepra “Fqinjët” në festivalin “Kadri Roshi”
Artikulli tjetërUrat e bashkëpunimit me Kinën sjellin dije, që kthehen në përfitim për vendet dhe komunitetet