Ballina Aktualitet

Konferenca Mesdhetare e OSBE, forcim i partneritetit mes vendeve

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger deklaroi sot në mbyllje të punimeve të Konferencës Mesdhetare të OSBE-së që u zhvillua në 24 dhe 25 tetor në Tiranë se, “OSBE duhet ta forcojë më shumë partneritetin me vendet e Mesdheut”.

“OSBE-ja duhet të forcojë angazhimin me homologët përkatës për të shmangur dublikimin dhe për të rritur sinergjitë në rajonin e Mesdheut”, u shpreh ai.

“Ne kemi intensifikuar dialogun dhe bashkëpunimin me ta. Falenderojmë sekretarin e përgjithshëm të Unionit për Mesdheun, Nasser Kamel që na u bashkua në konferencën e OSBE-së për Mesdheun, në Tiranë. Angazhimi i partnerëve të vendeve mesdhetare (Algjeria, Egjipti Izraeli, Jordania, Maroku dhe Tunizia) dhe perspektivat e tyre në konferencën e OSBE-së për Mesdheun janë mjaft të rëndësishme”, shtoi Greminger.

Ne, vijoi ai, “duhet ta forcojmë më shumë partneritetin tone me vendet e Mesdheut. Koha për të shndërruar dijet tona në veprime konkrete”.

“Konferenca e OSBE-së për Mesdheun është kthyer në një ndër forumet kryesore për dialogun mbi çështjet mesdhetare. Ky forum ofron një platformë unike për diskutimin e orientuar drejt veprimit mes vendeve të rajonit të Mesdheut dhe tre kontinenteve të përfaqësuara në OSBE”, shtoi Greminger.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore/ Drejtori i AKU-së, monitoron Pikën e Inspektimit Kufitar Qafë Thanë
Artikulli tjetërSukth, 24 orë ujë të pijshëm për rreth 4 mijë banorë