Ballina Flash

UEFA gjobit Francën për incidentin me himnin shqiptar

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ UEFA ka marrë masat disiplinore ndaj Federatës Franceze të Futbollit për incidentin e rëndë që ndodhi para ndeshjes eliminatore të 7 shtatorit me Shqipërinë.

Gjatë këndimit të himneve në fushë, kur erdhi radha për atë shqiptar organizatorët e ndeshjes vendosën himnin e Andorrës. Një veprim ky që e vonoi me 7 minuta fillimin e ndeshjes kualifikuese të “Euro 2020”.

UEFA hapi procedim disiplinor kundër Federatës Franceze të Futbollit dhe Komisioni Disiplinor i UEFA-së e ka gjobitur Federatën me 20.000 euro për “organizim të pamjaftueshëm”. Ky sanksion i referohet gabimit me himnin e Shqipërisë dhe vonesës së fillimit të ndeshjes. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRezoluta e PE, Balla: Mesazhi garanci për t’iu rikthyer bisedimeve për negociatat
Artikulli tjetërShqipëria kurorëzon kryesimin e Grupit të Kontaktit për Mesdheun, Cakaj: Do të ruajmë marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi