Ballina Flash

Zyrtarizohet data e “El Classicos”, “Barcelona”-“Real Madrid”

TIRANË, 23 tetor/ATSH- Arbi Fortuzi/ Federata Spanjolle e Futbollit ka zyrtarizuar datën e zhvillimit të “El Classicos” mes “Barcelonës” dhe “Real Madrid”. Supersfida e “Camp Nou” do të luhet të mërkurën 18 dhjetorit në mbrëmje.

“El Classico” mes “Barcelonës” dhe “Real Madridit”, e inkuadruar në javën e 10-të të kampionatit spanjoll, e cila ishte parashikuar të luhej të shtunën e 26 tetorit u shty pas situatës së vështirë që po kalon katalonja, më saktësisht qyteti i Barcelonës, ku po zhvillohen dhe protesta të mëdha, që e bënin të pamundur për Policinë mbarëvajtjen e një sfide të nivelit të “El Classicos”. Prandaj komiteti i sigurisë së “La Ligas” vendosi që ndeshja të shtyhej. Pas shumë debateve, klubet u dakordësuan me Federatën spanjolle të futbollit dhe vendosën që data e zhvillimit të supersfidës të jetë 18 dhjetori. /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – 39 trupa gjenden në një kontejner
Artikulli tjetërSamiti i ministrave të Europës Lindore dhe Qendrore në Letoni, Klosi: Të rritet oferta rajonale për turistët nga Kina