TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të vazhduar progresin e reformave në fushën e legjislacionit për shoqëritë tregtare, auditimit ligjor dhe raportimit financiar në dobi të bizneseve dhe transparencës, në funksion të zhvillimit ekonomik.
Ky angazhim u shpreh në takimin shpjegues për kapitullin 6 “Legjislacioni Tregtar” për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, i cili u zhvillua në Bruksel, ku delegacioni shqiptar u kryesua nga zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi dhe zv.ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Sokol Dedja.
Takimi u përshëndet edhe nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, e cila shprehu mbështetjen e plotë të Komisionit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /a.gjonaj/ /a.g/





















