TIRANË, 21 tetor /ATSH/ – Specialistët dhe ranger-sat e zonave të mbrojtura Durrës në bashkëpunim me shoqatën Europe Hause morën pjesë në pastrimin e Kalasë së Skënderbeut në Kepin e Rodonit.
Pas pastrimit më pas u bë largimi i mbetjeve me thas nëpërmjet varkave të peshkimit deri tek kisha për në landfill.
Ky aksion i ndërmarrë bën të mundur që turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë të shohin një Shqipëri të pastër, turistike dhe ambientale.
Nismat për pastrimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit po zhvillohen kudo në Shqipëri ku në fokus të tyre janë vendet turistike për t’u ofruar turistëve të huaj një mikpritje të denjë në një Shqipëri ambientaliste. /a.a/ /a.g/























