Ballina Flash

Koleksioni “Retro”/ Historia e Enea Dautit

TIRANË, 17 tetor /ATSH/- Prej 10 vitesh, Enea Dauti, është jo vetëm adhurues i mjeteve të reja dhe sportive, por edhe një koleksionist i apasionuar pas mjeteve të epokës.

Nëpërmjet klientëve të tij ndër vite dhe udhëtimeve të shumta, ka importuar disa mjete me interes historik, të cilat i ka rikonstruktuar dhe rishitur në tregun shqiptar.

Pjesë e koleksionit “Retro” të tij janë: Cadillac Eldorado 8.2 i 1970 dhe Lincoln Continental 5.0 i 1979 ndërsa mjeti më i vjetër është modeli Mercedes Benz S Class 220, prodhuar 60 vite më parë, në vitin 1959.

Këto mjete, prodhime të një epoke historike janë me shumë interes dhe vlerë e shtuar në koleksionin e tij, por edhe të tregut vendas. /j.p/

e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Pence kërkon armëpushim mes Turqisë dhe kurdëve
Artikulli tjetërKryeministri i Estonisë: Mbështesim fuqimisht hapjen e bisedimeve me Shqipërinë