Ballina Flash

Formula 1/ “Toro Rosso” ndryshon emrin në “Alpha Tauri”

TIRANË, 17 tetor/ATSH- Arbi Fortuzi/ Skuadra “Toro Rosso” që garon në kampionatin botëror të Formula 1, do të ndryshojë emrin e saj sezonin e ardhshëm. Skuderia italiane ka njoftuar zyrtarisht se ka vendosur që në sezonin e ri në kampionat të garojë me emrin “Alpha Tauri”.

Skuadra gna Faenza ka vendosur të garojë me këtë emërtim, pasi është emri i një prej yjeve të konstelacionit të Demit. Ky ndryshim erdhi pas një votimi elektronik që makina satelit e Red Bull pat bërë përmes faqes së saj zyrtare në “Twitter”.

Edhe më herët në Formula 1 ka pasur ndryshim emrash të skuderivë në formula 1. Kështu Sezpmom e kaluar ishte makina “Force India” ajo që ndryshoi emër dhe sot quhet “Racing Point”. Ndërsa makina “Sauber” këtë sezon quhet “Alfa Romeo Racing”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLufta ndaj informalitetit, shpallet në kërkim pronari i firmës ushqimore
Artikulli tjetërBRUKSEL – Juncker përjashton shtyrjen e afatit për Brexit