FUTBOLL – 700 gola për CR7

KIEV, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Cristiano Ronaldo shënon me penallti në ndeshjen Ukrainë-Portugali e vlefshme për kualifikueset e EURO 2020 dhe arrin një tjetër moment historik me rekordin e tij tashmë mbresëlënës prej 700 golash.

Goli i shënuar në Kiev ishte i 95-ti me fanellën e ekipit kombëtar për sulmuesin e Juventusit, edhe pse për momentin nuk është i mjaftueshëm për ekipin e tij, duke pasur parasysh se Ukraina fitoi  2-1 ndaj Portugalisë./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.