Ballina Bota

SARDENJË – Ndalohet përdorimi i aplikacionit Google Maps

KALIARI, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Kryetari i komunës Baunei, në zonën Ogliastra të Sardenjës, ka ndaluar përdorimin e hartave të Google (Google Maps), pasi shumë njerëz humbasin në shtigjet e rrugëve nga përdorimi i aplikacionit.

“Hartat e vjetra të letrës janë më të mira”, deklaroi Corrias.

Shumë udhëtarë kanë humbur dhe disa makina kanë ngecur në rrugët e ngushta e të pakalueshme të zonës Supramonte, pas përdorimit të aplikacionit.

Corrias deklaroi për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA, se janë vendosur kudo shenja paralajmëruese, që shoferët të mos ndjekin udhëzimet e Google Maps. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Fund problemeve në stinën e dimrit, zgjerohet segmenti Kolonjë-Golem
Artikulli tjetërGREQI – Vdes stilistja greke Sophia Kokosalaki