Ballina Bota

GJERMANI – Sindikata e ekuipazhit të Lufthansas bën thirrje për grevë

FRANKFURT, 14 tetor /ATSH-AFP/-Sindikata e ekuipazhit të “Lufthansas” bëri sot thirrje për një grevë pesëorëshe të dielën, pasi legjitimiteti i saj për të përfaqësuar punonjësit u sfidua në gjykatë nga kompania ajrore.

“Pesë kompani të grupit, Lufthansa, Eurowings, Germanwings, Cityline dhe Sunexpress, do të preken nga grevat, gjatë javëve në vazhdim”, njoftoi gjatë një videomesazhi, presidenti i sindikatës UFO, Daniel Flohr.

Sindikata kërkon edhe një rritje prej 1,8 % të pagave.

Megjithatë, Lufthansa tha se ka ndërmend t’i përmbahet planit të fluturimeve, ditën e diel dhe i konsideron si të paligjshme thirrjet për grevë nga UFO./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBorschardt: Deri në fund të vitit të miratohet reforma e re zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së
Artikulli tjetërKuqezinjtë përballë moldavëve, ja formacionet zyrtare