Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Instagram në ndihmë të blerësve

NJU JORK, 13 tetor /ATSH-ANSA/ – Instagram është i gatshëm t’u ofrojë përdoruesve të tij përdorimin e realitetit të shtuar për të provuar produktet përpara se të blihen, sipas faqes amerikane të internetit Mashable, e specializuar në teknologji.

Në fillim, kjo risi është e kufizuar në kozmetikë, por më vonë, markat e rëndësishme të syzeve do të përfitojnë nga kjo eksperiencë.

Instagram filloi në botën e blerjeve në nëntor të vitit 2016 përmes ”Stories”.

Ideja është të përdorim realitetin e shtuar për të ndihmuar përdoruesit e Instagramit të shikojnë sesi produktet e caktuara shfaqen në fytyrën e tyre.

Teknologjia që qëndron pas kësaj risie është e njëjta që ushqen pjesën më të madhe të efekteve të kamerës Instagram dhe realitetit të shtuar të Facebook./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Policia i dorëzon motoçikletën e grabitur 28… vjet më parë!
Artikulli tjetërRoth: BE të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV