Ballina Bota

RUANDA – ”Mara” celulari i parë afrikan

KIGALI, 13 tetor /ATSH-AA/ – Grupi Mara, një kompani panafrikane me shumë sektorë biznesi, inauguroi fabrikën e prodhimit të telefonave ”Mara” në kryeqytetin e Ruandës, Kigali.

Telefonat e parë të bërë në Ruandë përfunduan procesin e prodhimit javën e kaluar në fabrikën që gjendet në zonën speciale ekonomike të Kigalit.

Telefonat ”Mara” u dizajnuan në partneritet me Google si pjesë e Programit Android One.

Fabrika e re aktualisht prodhon dy versione të telefonit me çmim midis 129 dhe 189 dollarë.

“Produkti mbështetet nga një garanci dhe çmimi mund të paguhet me këste për dy vjet. Është bërë përpjekje që ai të bëhet sa më i thjeshtë dhe i përdorshëm për ruandezët”, theksoi presidenti ruandez Kagame.

“Smartfonat nuk janë më një pajisje luksoze. Ato shpejt po bëhen një nevojë e jetës së përditshme. Ky trend do të rritet në vitet në vijim, pasi gjithnjë e më shumë shërbime po kalojnë në platformat digjitale”, tha Kagame./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti i ri i Vlorës, impakt ekonomik dhe hapje eksponenciale e fluksit të turistëve
Artikulli tjetërQendra historike e Vlorës, larmi dhe dinamikë e re ekonomike