Ballina Flash

Lozana në Zvicër, program gjuhe edhe në shqip

TIRANË, 8 tetor /ATSH – I. Vata/- “Qyteti i Lozanës, në Zvicër ka prej disa vitesh një program gjuhe që i vjen në ndihmë fëmijëve të komuniteteve të ndryshme”, tha sot Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko.

Ai sqaron se “Programi “1001 histori” ka për qëllim të ndihmojë fëmijët nga 1 deri 6 vjeç të mësojnë edhe gjuhën e nënës”.

“Pjesë e programit që zhvillohet dy herë në muaj në Ecublens dhe Lausanne është edhe gjuha shqipe”, shprehet Majko. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRihanna sjell për fansat një libër autobiografik
Artikulli tjetërBushati: Integrimi i Shqipërisë, mision primar i mazhorancës