IRAN – Aktivizohen 30 centrifuga për pasurimin e uraniumit

TEHERAN, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Irani do të aktivizojë 30 centrifuga të avancuara për pasurimin e uraniumit brenda dy ose tre javësh, deklaroi kreu i organizatës iraniane për energjinë bërthamore, Ali Akbar Salehi.

”Kjo është një sfidë politike për kundërshtarët tanë”, deklaroi ai duke akuzuar vendet europiane se nuk kanë përmbushur angazhimet e tyre drejt Iranit për marrëveshjen për kontrollin e termocentrali nuklear.

Salehi kujtoi se disa marrëveshje nuk janë respektuar duke theksuar edhe daljen e SHBA-së, në mënyrë të njëanshme, nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive të mëdha./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.