TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Kopshti nr.6 në njësinë administrative numër dy në Elbasan i është nënshtruar rikonstruksionit, duke siguruar kushte shumë të mira për 100 fëmijë.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja thotë se institucioni që ai drejton po investon në drejtim të infrastrukturës arsimore në kopshte e shkolla, çka sipas tij përkthehet në një investim për të ardhmen.
“Kopshti nr.6 pret çdo ditë më shumë se 100 fëmijë të njësisë nr. 2.
Jam shumë i lumtur që gjenerata e së ardhmes rritet dhe edukohet në kushte optimale, me një godinë tërësisht të rehabilituar dhe me ambiente miqësore”, -tha Llatja. z.tosku/j.p/






















