Ballina Flash

Kosovë/ Parashikimi i motit, 7 tetor

PRISHTINË, 7 tetor /ATSH/ Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë pesë ditëve do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës së enjte nuk do të jenë të stabilizuara, kjo si pasojë e masave të lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik, duke krijuar kushte për mot me vranësira të dendura dhe kushte për reshje shiu.

“Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të luhaten ndërmjet 4-7°C, ndërsa maksimalet e ditës priten të lëvizin ndërmjet 15-22°C. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-12 m/s”, njofton Instituti. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/10/2019
Artikulli tjetërIRAN – Një gazetare ruse burgoset për mosrespektim të vizës